Jahjaga fjalim në Kuvend: Shqipëria
është në mendjen e çdo kosovari

Jahjaga fjalim në Kuvend: Shqipëria<br />është në mendjen e çdo kosovari
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbyllur vizitën në Shqipëri me një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.  Jahjaga u shpreh gjatë fjalës së saj se, “sot në këtë vend historik kam sjellë falënderimet e qytetarëve të Kosovës që Shqipëri ka mbajtur gjatë për një shekull ëndrrën për pavarësi”.

“Shqipëria është në mendjen e çdo kosovari. Më kujtohet fëmijëri kur tentonim të kapnim valët e Radio Tiranës, Për shumë vite nuk patëm mundësi që të njiheshim mes veti. Tani e gjej vetën për t’u mbështetur për këshill tek presidenti juaj. Pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot. Edhe Shqipëria pa Kosovë nuk do të ishte ajo që është sot”, tha Jahjaga.

Presidentja e Kosovës duke shprehur falënderim për “hapjen e shtëpive” gjatë Luftës së Kosovës, nënvizoi se, sot Shqipëria po bëhet faktor stabiliteti në rajon dhe faktor stabiliteti.

“Për ne është e rëndësishme që në shteti ne Kosovës Kosova të jetë shtëpi e të gjithëve. Shqiptarët ta thënë lirshëm se kush janë shqiptarë dhe kosovarë pasi këto dy identitete nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Bashkëpunimi nuk është standard për integrimin në BE por është domosdoshmëri për stabilitet. Tu japin fund praktikave të korruptuara të së kaluarës që i mbajnë dy shtete tona prapa dhe kriminalizojnë shoqërinë”, vijoi Jahjaga.

Më tej ajo bëri thirrje që dy vendet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

“Kosova nuk ka partner më të madh se Shqipëria në rajon dhe ky partneritet duhet të vijoi me heqjen e pengesave burokratike. Jemi përballur me shumë sfida ku njëra prej tyre kalon kufijtë tanë. Kemi rol të rëndësishëm në parandalimin e terrorizmit global. Shqipëria po i jep shembull botës në harmoninë fetare dhe Kosova po bën punë të madhe në këtë drejtim”, përfundoi Jahjaga.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema