Jahjaga i përgjigjet Haradinaj:
Kandidati sipas Kushtetutës

Jahjaga i përgjigjet Haradinaj:<br />Kandidati sipas Kushtetutës
Zyra e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga u është përgjigjur disa paralajmërimeve të kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, Presidentja e Kosovës thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin e Zyrës Jahjagës.

Zyra e Presidentes “rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t’i zbatojë me përpikëri ato”.
Sqarimet nga Presidenca pasuan deklaratën e Haradinajt ku thuhej se presidentja po rrezikon ta shkel kushtetutën.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar haradinaj. 

Ai e kishte paralajmëruar Jahjagën se veprimi i bllokut LDK, AAK dhe Nisma mbetet çështje e hapur, në rast se ajo nuk e shfrytëzon kohën për nominimin e mandatarit.  


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato