Jahjaga: Janë serbët e veriut
ata që po bllokojnë vetveten

Jahjaga: Janë serbët e veriut<br />ata që po bllokojnë vetveten
Serbët në veri, vazhdojnë me bllokada, me barriakada, me sulme, përfshirë edhe ndaj EULEX-it, janë ata që po bllokojnë veten, tha në fjalimin e saj në Këshill të Sigurimit, presindetja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo tha se Kosova po mundohet të kthejë një kapitull të ri në vend, ku secili qytetarë gëzon barazi e jeton në liri e paqe.

“Duhet të vazhdojmë të çimentojmë arritjet e Kosovës. Ne kërkojmë ndihmën dhe udhëzimin tuaj. Kosova është sukses i joni i përbashkët”, ka thënë Jahjaga.

Sa i përket të zhdukurve, presidentja Jahjaga tha se është shteti Serb ai që vazhdon të mos tregojë për zhdukjen e mbi 1700 të zhdukurve, civilë shqiptarë që janë marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.

Nikoliç, viktimizon serbët 
Në fjalimin e tij në KS, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, thotë se duhet sqaruar fakti që pikërisht pak para zgjedhjeve lokale në veri, është arrestuar kandidati për Mitrovicën veriore, Oliver Ivanoviç.

Ai tha se serbët janë viktimë e shqiptarëve, ndërsa përmendi edhe trazirat e marsit të viteve më parë, për çka tha se autorët e atij incidenti nuk janë zënë akoma.

Ai tha se Kosova nuk po bën asgjë për të mbrojtur serbët, e as për serbët e zhvendosur.

Ai tha se mijëra serbë janë zhvendosur nga Kosova për në Serbi gjatë bombardimeve, ndërsa kërkojë edhe ndihmën për të riparuar infrastrukturën e saj shkatërruar nga bombardimet.

Sa i përket Forcave të Armatosura të Kosovës, ai tha se këta janë njerëz pjesëtarët e UÇK-së, të cilët akuzohen për krime ndaj serbëve, sipas raportit të Dick Martit të cilët kanë bërë trafikim me organet e serbëve.

Në KS përmendet shkuarja e shqiptarëve në Siri 
Në fjalimin hyrës të KS-së, përfaqësuesi special i UNMIK-ut në Kosovë, Ferid Zarif, tha se sapo të mbarojnë zgjedhjet parlamentare në Kosovë, dhe të finalizohen Institucionet e reja, menjëherë do të rinis dialogu mes Prishtinës e Beogradit, pa asnjë vonesë, dhe menjëherë duhet punuar në implementimin e Asociacionit të Komumave serbe në Mitrovicë.

Zarif, tha se Këshilli i Sigurimit do të ndihmonë komisionin evropian që në zgjedhjet e 8 qershorit të dalin sa më shumë serbët.
Zarif foli edhe për marrëveshjet mes Serbisë e Kosovës, me ç'rast tha se palët kanë afruar dallimet e mëdha që kishin, sidomos sa i përket stafit gjyqësor në veri të Kosovës.

”Mendojmë që stafi që është integruar në veri, është më shumë se 30 përqind, duke përfshirë edhe ekspertë nga të dyja palët”, tha ai.

Zarif ndërkohë përmenndi edhe disa incidente në veri, ndërsa tha se ende nuk është zbardhur vrasja që ka ndodhur vitin e kaluar në veri.

Ndër tjerash, Zarif, përmendi arratisjen e tre të akuzuarve nga ‘Grupi i Drenicës’, të cilët nuk u paraqitën në seancë në veri, ndërsa tha se pas lëshimit të flet arrestit ndaj tyre, ata të nesërmen janë paraqitur.

Gjithashtu, Zarif tha se është për tu dënuar, rasti I pjesëmarrjeve të disa shqiptarëve në konflikte të huaja, ndërsa tha se është shqetësuese fakti i një sulmi vetëvrasës të një 22 vjeqari.

“Inkurajojmë autoritetet e Ksovës që të fuqizojnë masat e tyre për të parandaluar rastet e tilla”, tha Zarif.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra