PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim sportisten nga Kosova me famë botërore Majlinda Kelmendi, të cilës i akordoi Medaljen Presidenciale të Meritave për arritjet e saj në sportin e xhudos.
Presidentja Jahjaga uroi Majlinda Kelmendin për arritjet në skenën ndërkombëtare, duke u shprehur se ajo përfaqëson krenarinë e vendit dhe është shembull inspirimi për gjeneratat e ardhshme.
Presidentja Jahjaga theksoi se me anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar tashmë të rinjtë nga Kosova do të kenë mundësinë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në skenën ndërkombëtare.
Sipas një njoftimi të Presidencës, Jahjaga theksoi se institucionet e vendit do të vazhdojnë të mbështesin sportistët të cilët me talentin e tyre përfaqësojnë Kosovën në botë.
Majlinda Kelmendi falënderoi Presidenten Jahjaga për mirënjohjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme qe ka gjetur tek Presidentja dhe institucionet e vendit./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com