/ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi sot gjatë një takimi me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz se "bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë".
Jahjaga e përgëzoi ambasadorin Markusz, për detyrën e re dhe vlerësoi lart mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike.  Ambasadorin Markusz i dorëzoi gjithashtu Presidentes Jahjaga edhe letrat kredenciale/Kosovapress/