PRISHTINË-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ftuar sot në takime të veçanta liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar për zhvillimet pas mbajtjes së seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në takime të veçanta kanë marrë pjesë udhëheqësit e PDK-së, me kryetarin Hashim Thaçi, të Listës Serpska, të udhëhequr nga Sllobodan Petroviç, të grupit parlamentar Gjashtë plus, të LDK, AAK, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje, të përfaqësuar nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti, si dhe deputetët e komuniteteve të tjera të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të sapodërguar te korrespondenti i ATSH.
Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare ka theksuar se konstituimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Presidentja Jahjaga tha se takimet e sotme zhvillohen me qëllim të lehtësimit të diskutimeve me forcat politike për gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja të vendit./ATSh/
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.6%
-
Jo
9.6%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 13408
Lajme të tjera
-
Bie muri mbrojtës krah rrugës kryesore në zonën e Ujit të Ftohtë
31 Mars, 08:40
-
Rama publikon pamjet nga kantieri i transformimit urban në lumin Gjanicë: Deri dje ishte një vatër ndotje, sot është një arterie e gjelbër
31 Mars, 08:28
-
‘Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se, kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të spiunonte dy shokët e tij të ngushtë…’/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik
31 Mars, 08:23
-
Vritet me thikë një 60-vjeçare shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj
31 Mars, 08:08
-
E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor Mumajesi pozon pranë partneres
31 Mars, 08:01
-
Ukraina përkujton masakrën e Buçës
31 Mars, 07:56
-
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të 2023
31 Mars, 07:52
-
Për çfarë akuzohet ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump?
31 Mars, 07:51
-
Donald Trump i pari president në SHBA i vënë nën akuzë penale, demokratët: Askush nuk është mbi ligjin
31 Mars, 07:45
-
PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini
31 Mars, 07:40
-
Lufta/ Turqia ratifikon pranimin e Finlandës në NATO! Shtëpia e Bardhë: Amerikanët duhet të largohen menjëherë nga Rusia
31 Mars, 07:16
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05