Jahjaga letër baroneshës Ashton:
Kemi nevojë për Gjykatën Speciale

Jahjaga letër baroneshës Ashton:<br />Kemi nevojë për Gjykatën Speciale
PRISHTINE - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se do t'i çojë letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së ku do të kërkojë vazhdimin e mandatit të EULEX-it si dhe krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

Presidentja Jahjaga e ka deklaruar këtë, në daljen për shtyp pas një takimi me lidrerët politikë të Kosovës

Ajo tha se të njëjtën qëndrim ka marrë edhe nga bashkëbisedimi me lidrerët politikë kosovarë për vazhdimin e mandatit të EULEX dhe krijimin e Gjykatës Speciale që do të merret me akuzat e Dick Martyt.

"Në letrën drejtuar Baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010" thuhet në deklaratën e saj.

Këtë deklaratë të saj, Presidentja e Kosovës e ka bërë publike edhe në profilin e saj në Facebook.

Më poshtë deklarata e plotë e Presidentes Atifete Jahjaga:

"Sot u konsultova me liderët politikë të Kosovës për nevojën që Republika e Kosovës të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. U pajtuam për arritjet tona në zhvillimin e sektorit të sundimit të ligjit dhe bartjes së kompetencave në institucionet e Kosovës. Ne gjithashtu diskutuam rëndësinë e vazhdimit të mandatit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2016.

Në letrën drejtuar Baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010. Krijimi i gjykatës së veçantë reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile. Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi.

Ashtu siç u thash edhe liderëve politikë, unë e kërkoj përkrahjen tuaj në ndërmarrjen e këtyre hapave të rëndësishëm për të fuqizuar edhe më tej sundimin e ligjit në Kosovë përmes përkrahjes së EULEX-it, adresimit të akuzave për krime lufte dhe avancimit të aspiratave tona euroatlantike."

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit