Jahjaga në Maltë, pritet inaugurimi
i monumentit për Nënë Terezën

Jahjaga në Maltë, pritet inaugurimi<br />i monumentit për Nënë Terezën
Presidentja e Maltës, Marie-Louise Caleiro Preca ka pritur presidenten Atifete Jahjaga në pallatin San Anton, në një takim kokë më kokë, raportojnë mediat vendase të Maltës.

Më tej thuhet në këto medie që atje do të inaugurohet edhe monumenti për Nënë Terezë. Njëjtë thuhet edhe në agjendën e presidentes së Maltës.

Jahjaga shkon në këtë takim, pas pritjes së presidentes malteze në shkurt të këtij viti.

Nesër në mëngjes, presidentja Preca dhe Jahjaga do të marrin pjesë në një takim institucional në Odës Ekonomike të Maltës në Valleta, ku do të nënshkruhet një memorandum mes Odës Ekonomike, Ndërmarrëse dhe Industriale dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

Sipas po të njëjtave media, dy presidentet do t’i drejtohen një forumi rreth dhunës familjare në pallatin Verdala.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor