Jahjaga në Pejë për Ditët e Trashëgimisë Kulturore 2014
PRISHTINË, 13 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë sot në aktivitetet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore 2014. Së bashku me ambasadorin britanik, Ian Cliff, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Zyrës sëKëshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, pas një udhëtimi me […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë sot në aktivitetet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore 2014.
Së bashku me ambasadorin britanik, Ian Cliff, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Zyrës sëKëshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, pas një udhëtimi me tren nga Prishtina deri në qytetin e Pejës, Jahjaga do të vizitojë një numër monumentesh kulturore në rajonin e Pejës.
Në një deklaratë para nisjes nga Prishtina, Presidentja Jahjaga tha se po priste me padurim udhëtimin nga Prishtina deri në Pejë.
"Është një axhendë e ngarkuar e vizitave nëpër monumentet e shumta kulturore, që janë thesar i Kosovës. Unë i inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t'i shijojnë disa nga këto monumente kulturore, që janë pasuri e shtetit tonë, pasuri e Republikës së Kosovës, sepse vendi ynë ka shumëçka për t'u krenuar dhe kemi shumëçka për t'i treguar botës", u shpreh Jahjaga.
Udhëtimi nga Prishtina për në Pejë bëhet me tren. Bëhet e ditur se, projekti i trashëgimisë "Hajde" lansohet nga Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Britanike në Prishtinë. Qëllimi i projektit është eksplorimi i trashëgimive kulturore për të gjitha komunitetet, ndërsa do të vizitohen Patriarkana, Xhamia e Bajraklisë, Manastiri i Deçanit dhe kullat e Junikut./ATSH/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48