Jahjaga: Përgëzime qytetarëve
për mbarëvajtjen, treguan maturi

Jahjaga: Përgëzime qytetarëve<br />për mbarëvajtjen, treguan maturi
PRISHTINE-  Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen dhe mbarëvajtjen ditën e sotme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, presidentja Jahjaga tha se populli i Kosvës tregoi maturi në sprovën për konsolidimin e shtetit kosovar.
 
“Përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe kontributin për mbarëvajtjen demokratike të tyre. Kosova dhe qytetarët e saj e kaluan me dinjitet dhe me maturi këtë sprovë në konsolidimin e shtetit tonë. Të dëshmojmë të njejtin përcaktim dhe të kontribuojmë në përmbylljen e këtij procesi demokratik, qenësor për të ardhmen e vendit tonë.” ka shkruar Presidentja
 
Presidentja e Kosovës gjatë momentit të votimit nga ana e saj u shpreh se nëse sot procesi i votimeve do të shkojë mirë atëherë siç theksoi ajo ditë edhe më të mira e presin Kosovën

jahjaga twitter

Jahjaga: Nëse sot votohet mirë ditë më të mira na presin

Obligimin e saj e ka kryer edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo pasi që hodhi votën e saj tha për gazetarët se nëse sot në mënyrë të qetë dhe të rregullt atëherë ditë të mira do ta presin vendin tonë.

“E kreva obligimin tim qytetarë dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës në çdo cep të shtetit tonë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë obligimin e tyre kushtetues dhe ligjor se vetëm kështu do t’i ndihmojmë vendit dhe do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit të tyre.

Këto zgjedhje përcaktojnë shkallën demokratike të vendit tonë. Nëse dita e sotme është e mirë atëherë ditë të mira do ta presin dhe ditën tonë”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Jahjaga: Vota e secilit qytetar duhet të jetë e paprekshme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti dje përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizmin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve me të cilët bisedoi për përgatitjet dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Presidentja tha se qytetarëve duhet t’u sigurohen të gjitha masat që ata të kenë votim të lirë në zgjedhje të qeta, demokratike, gjithëpërfshirëse, të ndershme dhe të drejta. Ajo theksoi se vota e secilit qytetar duhet të jetë e paprekshme, e pacenueshme dhe e lirë në secilën pjesë të vendit.
 
Presidentja theksoi se të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të dëshmojnë se Kosova është shtet i së drejtës dhe shtet i qytetarëve të barabartë.
 
Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve e njoftuan Presidenten Jahjaga për të gjitha përgatitjet e tyre si dhe me shtimin e masave në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Republikën e Kosovës me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve të qeta e të drejta. Ata e njoftuan presidenten Jahjaga edhe për angazhimin e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij