PRISHTINE, 23 dhjetor/ATSH/. - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, i cili i dorëzoi letrat kredenciale, ben te ditur KosovaPress.
Presidentja Jahjaga ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidencës. Jahjaga ka thënë se Republika e Bullgarisë i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në proceset e saj demokratike dhe në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Ambasadori i ri i bullgar në Republikën e Kosovës, Dantchev, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe për procesin e integrimit të saj në BE. /a.ke/










