Jahjaga: Reformimi i drejtësisë si
kusht për integrime europiane
Reformimi i sistemit të drejtësisë paraqet një komponentë të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt integrimeve europiane, ka deklaruar të martën presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
PRISHTINE- Reformimi i sistemit të drejtësisë paraqet një komponentë të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt integrimeve europiane, ka deklaruar të martën presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Këto komente, Jahjaga i ka bërë në takimin e Këshillit për Integrime Europiane të cilin e drejton vetë presidentja dhe ku marrin pjesë përfaqësues të parlamentit, qeverisë si dhe ata të misioneve ndërkombëtare.
Në këtë takim është folur kryesisht për reformat në sistemin e drejtësisë.
Presidentja Jahjaga ka thënë me këtë rast se zbatimi i reformave në drejtësi do ta bëjë Kosovën një vend ku sundon rendi dhe ligji dhe do ta përshpejtoj rrugën e saj për në familjen e shteteve evropiane.
“Reforma në sistemin e drejtësisë ndihmon në konsolidimin e sundimit të ligjit, stabilitetin afatgjatët ë vendit por edhe në zhvillimin tonë ekonomik. Për këtë arsye përfundimi me sukses i këtij procesi ndihmon në përparimin e gjithëmbarshëm të shtetit dhe shoqërisë tonë”, ka thënë Jahjaga.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se legjislativi ka miratuar disa ligje në përpjekje të rrumbullakimit të reformave në drejtësi.
Me këto ligje është synuar fuqizimi i sundimit të ligjit, duke e nxjerrë sistemin e drejtësisë si një nga shtyllat e pavarura të sistemit, ka thënë Krasniqi. Megjithatë ai ka kritikuar institucionet për zbatim të ngadalshëm të këtyre reformave.
Ndërkaq ministri i Drejtësisë, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se ministria e tij me gjithë vështirësitë ka arritur të bëj hapa konkret në zbatimin e reformave.
Korniza ligjore e Kosovës në fushën e drejtësisë, sipas tij, është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe më e avancuar sesa ajo e vendeve të rajonit.
Në debat është përfshi edhe Mats Mattson, drejtor i divizionit ekzekutiv i misionit të EULEX-it.
Ai është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që ka misioni për sundim të ligjit i Bashkimit Evropian me autoritetet e Kosovës. Megjithatë, ai ka vlerësuar se puna e njerëzve të drejtësisë në Kosovë do të ishte shumë më e vështirë pa EULEX-in.
Zbatimi i reformave në drejtësi dhe krijimi i një sistemi të pavarur gjyqësor, është kërkuar në vazhdimësi edhe nga Komisioni Evropian.
Në raportet e progresit, Brukseli u ka bërë me dije autoriteteve të Kosovës se përmbushja e kritereve në këtë fushë paraqet një nga kriteret e domosdoshme në procesin integrues.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02