PRISHTINË - Shteti i Kosovës është realitet i pakthyeshëm, tha sonte Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila së bashku me Kryeministrin Isa Mustafa organizuan pritje për trupin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës.
"Në këtë përvjetor të shtatë, e kam vetëm një mesazh: Kosovën e bëmë në kuptimin e plotë të fjalës. Republika e Kosovës është realitet i pamohueshëm dhe i pakthyeshëm", theksoi Jahjaga.
Me këtë rast, vijoi Presidentja e Kosovës, dua të falënderoj në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e pakursyer në shtetndërtimin tonë. "Ju kemi miq të përjetshëm", u shpreh ajo. Njëkohësisht, tha Presidentja Jahjaga, falënderoj shtetet e Bashkimit Evropian, aleatët tanë që besuan në vendosmërinë tonë për ta ndërtuar Kosovën e pavarur, si dhe në përkushtimin tonë për integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
"Sonte dua të falënderoj edhe diasporën tonë, ata qindra mijëra qytetarë të Kosovës që jetojnë me shumë mall për këtë vend dhe kurrë nuk kanë reshtur së punuari për te. Ju kemi në zemër", tha mes tjerash Jahjaga në pritjen që vazhdon sonte me nje koncert festiv të Filarmonisë së Kosovës. /ATSH/
/Shqiptarja.com