Jahjaga: Të shtohen përpjekjet
për gjetjen e të zhdukurve

Jahjaga: Të shtohen përpjekjet<br />për gjetjen e të zhdukurve
Çështja e personave të pagjetur, si trashëgimi e dhimbshme e luftërave dhe konflikteve kudo në botë, përfshirë Ballkanin e posaçërisht Kosovën, është plaga më e rëndë e shoqërisë që kërkon zbardhje të plotë të fatit të tyre, duke vendosur paqen shpirtërore edhe për të gjitha familjet e këtyre personave, ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.
 
Jahjaga ka thënë se edhe 15 vjet pas luftës në Kosovë, mbi 1,700 qytetarë të vendit konsiderohen të pagjetur dhe se përpjekjet e deritashme kanë qenë të pamjaftueshme për të gjetur përgjigjen për fatin e tyre.
 
“Dhimbja për të pagjeturit bëhet më e madhe me kalimin e kohës dhe moszgjidhja e kësaj çështjeje po mban peng shpirtërat e familjarëve të tyre dhe gjithashtu edhe çdo proces të normalizimit të jetës në Kosovë”, ka thënë Jahjaga.
 
Presidentja ka theksuar se përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve duhet të shtohen po aq sa edhe përpjekjet për të vënë në vend drejtësinë, duke nxjerrë përpara saj të gjithë përgjegjësit për krimet e kryera./REL/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje