Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e mekanizmave të sigurisë dhe drejtësisë, për të bashkërenduar veprimet e institucioneve të vendit në ruajtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të dërguar nga Presidenca kosovare, u diskutua për veprimet ndërinstitucionale të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe kërcënimeve që i kanosen Kosovës nga individët, që dyshohet se kanë inspiruar dhe i janë bashkuar kauzës terroriste të Shtetit Islamik.
Në takimin e përbashkët, morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, u.d. së kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj dhe Drejtori i Njësitit Anti-Terror në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli
ATSH
/Shqiptarja.com