Jahmir Hyka u zgjodh si zëvendësi i Luka Modric te Dinamo Zagreb! Rezervimi i avionit privat, numri 10-të dhe refuzimi i 'Messit' shqiptar

Jahmir Hyka u zgjodh si zëvendësi i Luka Modric te Dinamo Zagreb! Rezervimi i avionit privat, numri 10-të dhe refuzimi i 'Messit' shqiptar

Jahmir Hyka dhe stadiumi 'Maksimir' në Zagreb

Vendimet në rininë e hershme shpeshherë ndikojnë në ecurinë e jetës. Kjo është edhe ndodhia e Jahmir Hykës, ish-sulmuesit anësor që ka luajtur 47 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar dy gola.

Tanimë 35-vjeçar dhe pa klub, Hyka shihej si e ardhmja e futbollit kuqezi, por një vendim mbase i nxituar mund t'i ketë ndryshuar karrierën. I dalë nga moshat e Dinamos, në verën e 2005 kur ishte ende 18 vjeç, sulmuesi kaloi te Rosenborg në Norvegji si i huazuar, me klubin skandinav që nuk u bind dhe e riktheu te Dinamo e Tiranës.

Ylli i Hykës do shndrrinte sërish një sezon më pas, kur Olympiacos pagoi 175 mijë euro te Dinamos dhe e bëri të vetin anësorin. Grekët, duke mos pasur mundësi për t'i dhënë minuta e lanë në huazim te Tirana dhe djaloshi tregoi formën e mirë në Superligë.

Pas një sezoni (2008), ende pjesë e Olympiacos, Jahmir Hyka ishte pjesë e Kombëtares. Ndërkohë që shqiptari shijonte fanellën kuqezi, në Zagreb kishin planifikuar diçka për të. Atë verë Luka Modric la Kroacinë dhe nga Dinamo u bashkua me Tottenham për vlerën rekord për atëbotë në futbollin kroat, plot 23 milionë euro.

Presidenti Zdravko Mamic dëshironte që si zëvendësues të Modric të afronte Jahmir Hykën. Më 27 majin e 2008, kombëtarja shqiptare zhvilloi një sfidë miqësore kundër Polonisë (0-1 për polakët) në qytetin e vogël verior të Gjermanisë, Reutlingen.

Në stadium ishte edhe kreu i Dinamos së Zagrebit që kishte pronotuar një avion privat për të dërguar Hykën në Kroaci, kjo pasi ta bindte të firmoste për Dinamon e Zagrebit. Për të ishte rezervuar numri 10 në fanellë, një vend titullari dhe pesha e rëndë për të zëvendësuar një ikonë si Modric.

Ende 20 vjeç, Hyka nuk pranoi ofertën dhe u kthye me ekipin në Tiranës, për t'u rikthyer më pas te Olympiacos. Forma e tij ishte pikasur edhe në Gjermani, me Mainz dhe Freiburg që paraqitën ofertat e tyre për Olympiacosin.

Si përfundim Hyka zgjodhi kontratën e majme te Mainz, që asokohe luante në Bundesligën 2 dhe sapo i ishte larguar Jurgen Klopp nga stoli. Vetëm dy sezone te Mainz dhe për Hykën nisën huazimet, që sollën rënien në karrierë.

Mbase vendimi për të mos kaluar në Zagreb do e shoqërojë gjatë ish-sulmuesin, që ndryshe mund ta kishte karrierën në një nga klubet që për shumë lojtarë ka qenë një shkollë futbolli dhe një trampolinë solide për të ardhmen.

Shqipëri 0-1 Poloni, ndeshja e 2008 ku Hyka luajti 45 minuta në pjesën e dytë duke marrë vendin e Erjon Bogdanit:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, i djegin BMWX5 në oborrin e banesës (EMRI)

Vlorë, i djegin BMWX5 në oborrin e banesës (EMRI)