Jahni me lulelakër, patate dhe salcë domate
Përbërësit:
- 1 lulelakër mesatare
- 3 patate mesatare
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 300 ml salcë domate
- 1 domate e grirë
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 1 gjethe dafine
- Kripë sipas shijes
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe e lëmë 20 sekonda sa të lëshojë aromë. Hedhim patatet dhe lulelakrën. I përziejmë lehtë që të marrin shije me vajin dhe qepën. Shtojmë paprikën dhe e përziejmë edhe një herë. Shtojm salcën e domates, domaten e grirë dhe koncentratin. Shtojm ujë derisa të mbulohen përimet. Hedhim kripë, piper të zi dhe gjethe dafine. E lëmë të gatuhet në zjarr mesatar për 25–30 minuta, derisa lulelakra dhe patatet të jenë të buta, dhe salca të jetë trashur bukur.
Komente












