Jaho Brahaj: Kisha e Dhërmiut
 origjinalja si kishat e Veriut

Jaho Brahaj: Kisha e Dhërmiut<br /> origjinalja si kishat e Veriut
Studiuesi, Jaho Brahaj, etnolog, ka reaguar dje pas prishjes së kishës së Shën Thanasit -Dhërmi. “Për kishën e Shën Thanasit po lexoj në rrjetet sociale, se Kisha do prishet për t’u ndërtuar një monument. Kush e ka thënë këtë, e po e tjerrin gjerë e gjatë.

Askush nuk ka thënë që do ndërtohet monument. Do të rindërtohet kisha sa më afër arkitekturës që ka qenë. Ruhen e njihet arkitektura, planimetria dhe trashëgohen foto të kësaj kishe. Dashakeqësia dhe manipulatorët e përhapin dhe mbjellin frikën e ndërtimit të një monumenti dhe jo të një kishe. Pastaj unë nuk e di konkretisht, por aty do jetë edhe një "shenjë" që në këtë truall është varrosur Ai, që për kulturën shqiptare shënon një eveniment historik.
 
Dhe kjo e fisnikëron më shumë këtë kishë të ortodoksëve shqiptarë. Mos lejoni që t’ju manipulojnë me ide “të monumenteve dhe lapidarëve”. Kurse ndërtimi i sotëm, i pas viteve ‘90 ishte më keq se një depo uji. Kjo kishë mbrohet dhe rindërtohet vetëm nga shqiptarët, pa ndihmën e manipulimeve të tilla të mininistrisë greke, e cila po fut hundët, dhe konkretisht tregohet si manipulatore dhe përçarëse tek shqiptarët, duke vazhduar traditën që njihet. Nga fotot që po publikojmë njihemi me gjendjen e sotme të rrënojave që u betonuan, me foton e kishës në fund të shek. XX dhe me planimetrinë e kësaj kishe.
 

a)Fasada e kësaj kishe na kujton, se përngjan dhe ka shumë elementë të përbashkëta arkitektonike me kishat e Shqipërisë së Veriut, p.sh, ngjason dhe ka të njëjtën paraqitje me fasadën hyrëse të Kishës së Shna Prendës, dikur kishë katedrale (ipeshkëvi) e Kurbinit në fshatin Gallatë, por ajo ka dhe simotrat e saj arkitektonike në Dhërmi dhe fshatra të tjera të Bregut.

b) Në kishë ruhej deri në fund të shek. 20 dhe mbishkrimi: “Dedë, Nikollo Leka, Dhimo Thodora, Nikollo Dede dhe të bijve të tyre Gjini, Kokali, -1671.”, që siç duket janë rindërtuesit e saj”, argumenton studiuesi Brahaj.
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)