Z. Jaho! Si e vlerësoni reformën në sistemin e drejtësisë dhe draftin që është përgatitur për këtë qëllim..?
Në aspektin e momentit, mendoj se është e domosdoshme, madje e vonuar...!
Po pse është e vonuar...?
Kemi shumë vite që jemi marrë kryesisht me miratimin e ligjeve ose me arnimin e tyre. Shpesh është thënë se në organet e drejtësisë ka korrupsion, punët nuk shkojnë mirë, ka zvarritje të çështjeve, ka pandëshkueshmëri dhe mungesë llogarie, ka ndikim politik dhe ndikim të botë së krimit, por nuk jemi ndaluar të analizojmë në mënyrë kritike pse ndodhin këto fenomeneve dhe ç’masa duhen marrë për parandalimin e këtyre fenomeneve negative me pasoja tepër të dëmshme.