Jaho: SHISH të ketë kujdes
informacionin objektiv, jo politik

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” konstitucionalisti i njohur Niazi Jaho shprehet se shërbimi sekret mban përgjegjësi nëse informacioni i klasifikuar bie në duar të tjera.
 
Më 27 prill u botua një deklarata e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika lidhur me akuzat e PD në Kuvend për përfshirje të FA në trafikun e lëndëve narkotike. Komenti juaj?
E kam lexuar këtë deklaratë në media, por nuk kam asnjë koment!
 
Është në kompetencën e SHISH të mbledhë informacion dhe për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike?
Sipas nenit 3 të paragrafit 3 të ligjit nr. 8391 datë 28.10.1998, i ndryshuar, SHISH veç të tjerave ka për detyrë të mbledhë informacione dhe për prodhimin e trafikimin e narkotikëve.
 
Cilat janë detyrat e drejtorit të SHISH?
Drejtori i SHISH sipas nenit 5 të ligjit: a)informon e raporton te Presidenti e Kryeministri për problemet ligjur me sigurimin e shtetit, b)Përgjigjet për mbledhjen, analizimin e shpërndarjen e informacionit që duhet të jetë objektiv e i pavarur nga konsideratat politike, c) Mbron metodat e burimet e informacionit nga ndërhyrjet e pautorizuara.
 
Cili organ e kontrollon veprimtarinë e SHISH?
Veprimtaria e SHISH kontrollohet nga Kuvendi nëpërmjet nënkomisionit të përhershëm parlamentar të ngritur për këtë qëllim(neni 7). Veprimet e SHISH kontrollohen nga inspektori i Përgjithshëm i emëruar nga Këshilli i Ministrave(neni 12). Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi zbatimin e procedurave të parashikuara në nenin 6 të ligjit.
 
Cila është detyra e SHISH, kur gjatë veprimtarisë së tij konstatohet se ka shkelje të ligjit?
Sipas paragrafit 2 të nenit 9 të ligjit, kur SHISH krijon bindjen për një shkelje të ligjit, informon në instancën përkatëse duke mbrojtur burimin dhe metodat informative. E shikoj të nevojshme të përmend që SHISH nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor, se punonjësit e SHISH mbajnë përgjegjësi ligjore nëse u japin informacion të klasifikuar personave të paautorizuar (neni 10 i ligjit).
 

Lexoni intervistët e plotë në të përditshmen Shqiptarja.com (versioni online)

Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin