Mbetën të bllokuar në bordin e jahtit në Gjirin e Gramës, shpëtohen 11 turistët, janë jashtë rrezikut për jetën

VLORË- Një thirrje për ndihmë emergjente ka alarmuar policinë kufitare dhe rojën bregdetare ditën e sotme në Vlorë.  Një jaht, në bordin e të cilit ndodheshin 11 persona, kishte mbetur i bllokuar si pasojë e një defekti teknik në Gjirin e Gramës dhe kishte lëshuar alarmin SOS.

Me ndërhyrjen policisë kufitare dhe mjeteve Delta Forcë është bërë e mundur marrja nga bordi e 11 qytetarëve si dhe shoqërimi i mjetit lundrues pa probleme në portin e Marinës në Orikum.

‘Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afërmit e nje mjeti lundrues me 11persona ne bord i cili ndodhej në afërsi të gjirit te Shën Janit ı cili kishte pësuar çarje te nje tubolari. Nuk kishte rrezik prezent per njerzit ne bord, mjeti lundrues nuk kishte humbur hermecitetin dhe lundershmerine. Menjere Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi QNOD-ne dhe DRKM-ne Vlorë për situatën detare te krijuar.

Rreth ores 18:15 jane nisur ne drejtim te mjetit lundrues mjetet e DRKM-se Vlorë dhe mjetet e Delta Force ne rast rreziku për jeten e tyre. Ne oren 18:30 Mjeti lundrues i Delta Forc i ka shkuar në vendngjarje i ka mare njerzit ne bord dhe e ka shoqeruar mjetin lundrues pa problem per ne portin e Marines Orikum.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Harpagoni: 24/08/2021 18:04

    Dhijaret me jahte qe i perdorin vetem me karburant se nuk e kane idene e lundrimit me vela

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja