'Jam admiruese e Skëndërbeut' Yuri Kim mesazh shqiptarëve nga Kalaja e Prezës: Të mësojmë nga gabimet e të shkuarës dhe të shohim drejt të ardhmes

Nga Preza, ku mori pjesë në restaurimin e kalasë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dha një mesazh për të ardhmen e vendit. Dipolomatja amerikane tha se nuk do të donte askush që të kthehej tek e shkuara, por të bëjmë para drejt të ardhmës. 'Ky vend është i mrekullueshëm' tha Kim, e cila shtoi se kjo është toka e Skëndërbeut, ndërsa tha se është një admiruese e heroit tonë kombëtar. Diplomatja amerikane, u shpreg kjo është toka e të ardhmes, toka fëmijëve tanë dhe se SHBA është në krah të vendit për të rindërtuar, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

'Në fakt kjo është një ditë e veçantë, që shënon javën e Kulturës amerikane që do ta përdorim për të festuar 100-vjetorine vendosjes së lidhjes mes SHBA dhe Shqipërisë. Kjo javë nënkupton shumë aktivitete, koncerte, dhe aktivitete kulinare, por pas gjithë këtyre aktiviteteve, nëse kishte pikënisje, donim ta nisnim që këtu. Desha ta nisnim që këtu dhe unë doja ta nisnim që këtu, jo për shkak të së kaluarës, por në fakt sepse ka lidhje me të ardhmen. Ne mund të mendojmë që jemi mbledhur këtu për të ruajtur të shkuarën, dhe për të adhuruar të shkuarën. Por ndodhemi këtu në fakt për të bërë këtë gjë, për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim, dhe mund të ngrihemi dhe të jemi madhështor. Nuk do të donte ndokush që të ktheheshim te e shkuara, por të bënim para drejt së ardhmes. Kur e shohim një vend të tillë, është e mrekullueshme, dhe sheh se bëhet fjalë për një tokë të mrekullueshme, tokë të Skënderbeut. Siç e dini të gjithë unë jam admiruese e Skënderbeut. Ju mund të mendoji se është toka e Skënderbeut, por është më shumë se kaq. Është toka për të cilën punojnë, toka e fëmijëve tanë, toka e Brunos, e Izabelës, ndaj jemi të kënaqur që jemi këtu me të ardhmen. Mund të mësojmë nga mësimet e së shkuarës. SHBA do të jetë krah jush për të rindërtuar. Duam të jemi së bashku dhe bashkërisht, gurë mbi gurë, tullë mbi tullë për të ardhmen, mund ta bëjmë këtë për të ardhmen. Faleminderit!”, tha në mesazhin e saj ambasadorja e SHBA-ve.”, tha diplomatja Kim.

Në përditësim...

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin