'Jam bukëpjekës, u punësova në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin, për të ndihmuar familjen', dënohet i riu shqiptar në Angli, u kap në 'shtëpi bari'

'Jam bukëpjekës, u punësova në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin, për të ndihmuar familjen', dënohet i riu shqiptar në Angli, u kap në 'shtëpi bari'

Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një 28-vjeçar shqiptar, Pajton Pergjergji është dënuar me 14 muaj burg pasi u kap duke u kujdesuar për  bimët narkotike në një fermë të madhe kanabisi në qytetin Shipley. 

Avokatja e 28-vjeçarit tha se i riu shqiptar e dinte rrezikshmërinë dhe paligjshmërinë  e asaj çfarë por bënte, por ishte i detyruar pasi sapo kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte paguar 20 mijë paund disa personave në Belgjikë për ta sjellë atje. Personat që e sollën i thanë se duhej të punonte në fermën e kanabisit tashmë në mënyrë që t’iu paguante borxhin prej 20 mijë paund, para të cilat ai i kishte marrë hua.

Babai i tij kishte ndërruar jetë këtë vit dhe 28- vjeçari shqiptar ishte bukëpjekës. Ai shpresonte të fitonte para për t'i dhënë familjes së tij një jetë më të mirë. Mediat britanike shkruajnë se i riu shqiptar nuk kishte më parë precedentë penale. Ai thuhet se ishte një familjar që kishte ardhur në Angli me idenë e gabuar se mund të bënte para për familjen e tij.

Pajton Pergjergji u arrestua në një banesë të përshtatur për kultivimin e drogës në “Cross Banks”, më 10 nëntor teksa oficerët e policisë ishin duke ekzekutuar një urdhër kontrolli.

Gjatë bastisjes, i riu shqiptar tentoi të arratisej nga shkallët e banesë, e për disa minuta po largohej me  vrap, por oficerët e kapën në shkallët e shtëpisë dhe e arrestuan. Shtëpia u kontrollua dhe u zbuluan pesë dhoma rritjeje. Ishte një fermë e sofistikuar kanabisi me 138 bimë në faza të ndryshme të rritjes, sipas asaj që shkruhet mediat britanike.

Pergjergji kishte çelësat e banesës dhe ishte i lirë të hynte e të largohej si të donte nga ferma e kanabisit. Prokurorja e çështjes tha se ai kishte një rol të rëndësishëm në kujdesin ndaj kanabisit. Ishte një strukturë e sofistikuar e krijuar për të prodhuar të korra të vazhdueshme të drogës.

Pergjergji u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit në daljen e tij të parë në gjykatën e magjistraturës.

Gjyqtari Timothy Clayson tha se dhomat në fermën e kanabisit ishin të pajisura me pajisjet e nevojshme për të siguruar që operacioni i rritjes së kanabisit të vazhdojë me kalimin e kohës dhe se i riu shqiptar ishte në dijeni të asaj çfarë po bënte.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it