Në dyert e SPAK-ut këtë të premte është paraqitur këtë të premte drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, i cili më parë ka qenë edhe drejtor i ARRSH dhe KESH-it.
Verdho tha para mediave pas daljes nga SPAK, se ishte thirrur për ‘histori të vjetra’ dhe se kishte dhënë dorëheqjen (por pa e sqaruar qartë deklaratën e tij, nëse ishte dorëhequr nga kreu i Hekurudhës apo jo).
Gazetari: E keni dhënë dorëheqjen, ju është kërkuar?
Ergys Verdho: Po po.
Gazetari: Për çfarë ishit sot?
Ergys Verdho: Histori të vjetra.
Verdho ka qenë bashkëpunëtor i Belinda Ballukut, gjatë kohës që ajo ka qenë ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Dyshohet se Verdho është pyetur në SPAK lidhur me dosje nën hetim, por ende nuk ka informacion të plotë se çfarë ka dëshmuar ai atje.









Komente
Komento