Punimet në rrugën “Adem Jashari” në Kamëz ishin ndalesa e radhës e drejtuesit politik të PS për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, dhe kryebashkiakut Rakip Suli, të cilët gjatë takimit me banorët dëgjuan edhe një deklaratë të pazakontë politike. Një qytetar, që e cilësoi veten 'ekstremist të djathtë' tha se ndonëse prej vitesh mbështet PD, kishte votuar për PS sepse sipas tij  vota duhet të shkojë për punën dhe jo për partinë.

Në fjalen e tij Balla theksoi se sot qytetarët vlerësojnë më shumë rezultatet dhe punën e bërë sesa ndarjet politike.

“Kur vjen fjala tek puna, shqiptarët në shumicë BESËN  ia kanë dhënë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.  Në kantieret e punëve publike bashkë me Rakipin, të cilin e votojnë edhe demokratët”, u shpreh Balla.

Balla nënvizoi  se besimi i qytetarëve fitohet përmes punës së përditshme dhe angazhimit për të përmirësuar jetën e komuniteteve.