Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se është një mbështetëse e presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se është “ndoshta fansja numër një e tij” dhe se kjo nuk do të ndryshojë kurrë.
Artistja u ftua nga vetë Trump të ngjitej në skenë gjatë një eventi të mbajtur në Uashington, kushtuar projektligjeve të presidentit për fëmijët amerikanë ndërsa Minaj premtoi se do të kontribuonte privatisht për këtë nismë.
“Urrejtja apo komentet e njerëzve nuk më prekin aspak. Përkundrazi, më motivojnë ta mbështes edhe më shumë”, tha ajo, duke iu drejtuar më pas presidentit 79-vjeçar me fjalët: “Zoti e ruajt. Amen.”
Pas fjalimit të saj, Donald Trump i mbajti dorën Nicki Minaj ndërsa një tjetër folës ishte në podium dhe, me humor, komentoi se do të donte “t’i rriste thonjtë” për të imituar manikyrët e saj të famshëm dhe ekstravagantë.
E njohur si “Mbretëresha e repit”, Nicki Minaj vazhdon të thyejë rekorde shitjesh me karrierën e saj muzikore. Këngëtarja e hiteve “Starships” dhe “Anaconda” i është bashkuar lëvizjes MAGA (Make America Great Again) të Donald Trump disa muaj më parë, pa hezitim.
Komente











Pas ngjarjeve te tmerrshme “antiemigracion” kemi furcën mediatike me afro-amerikan apo amerikan qe shesin demokraci ! Kush do jua bleje demokracine ketyre ? Vetem Kina ndoshta e blen sepse evropa e ka prodhuar vete demokracine dhe paradoksi e ka me cilesore! Gabimi evropes eshte qe nuk i Ben marketing dhe ska “inflacion” ne demokracine qe prodhon evropa me cmim te ulet dhe cilesi te larte ! Europa duhet ti pjerdhë amerikant ! Me referendum !
Përgjigju