‘Jam i qetë dhe pres 19 gushtin’, Abazoviç për mocionin e mosbesimit: Nëse qeveria bie, URA shkon në opozitë

‘Jam i qetë dhe pres 19 gushtin’, Abazoviç për mocionin e mosbesimit: Nëse qeveria bie, URA shkon në opozitë

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç deklaroi se të gjithë ata që duan që Mali i Zi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Traktati Themeltar dhe të ndalet rruga evropiane e vendit, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Abazoviç u shpreh se sa i përket seancës së Kuvendit të 19 gushtit, “gjendja është e qartë”.

“Jam i relaksuar dhe pres 19 gushtin, qeveria i ka zbatuar të gjitha detyrimet nga marrëveshja, kanë mbetur edhe tre pika që janë në kompetencë të Parlamentit, nëse dikush do ta kthejë mekanizmin në duart e atyre që duan destabilizimin për shkak të qendrave financiare, kjo nënkupton përgjegjësi. Nëse qeveria nuk bie të hënën, do të kryhet një riformatim”, tha ai.

Kryeministri malazez tha se pjesë e rindërtimit të Qeverisë, nëse nuk bie të premten, ftohen të gjithë përveç atyre që e përjashtuan veten, duke iu referuar Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP).

Ai ftoi “të gjithë të tjerët” të marrin pjesë në rindërtim, duke theksuar partitë e pakicës, Malin e Zi Demokratik dhe Frontin Demokratik (DF). Ai u shpreh se nëse qeveria bie, “URA” shkon me gjithë zemër në opozitë.

Qeveria e Dritan Abazoviç do ta ketë ditë të vështirë pasi firmosi marrëveshjen me Kishën Orthodhokse Serbe. Partia Demokratike e Socialistëve depozitoi këtë muaj në parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan