‘Jam lindur në Belgjikë dhe jam belg’, Januzaj harron Kosovën

‘Jam lindur në Belgjikë dhe jam belg’, Januzaj harron Kosovën

Adnan Januzaj

Futbollisti Adnan Januzaj ka bërë të ditur se do të përfaqësojë Belgjikën në këtë Botëror sepse e ndjen veten belg duke harruar kështu vendin e tij të origjinës,Kosovën. Futbollisti Januzi ka qenë pjesë e Manchester United dhe ishte raportuar se mund të përfaqësonte Anglinë  por kurrë nuk kishte marrë ftesë nga 'Tre Luanët' e teksa i janë bërë oferta nga Kosova ai është përgjigjur ‘JO’. I pyetur nëse kanë tentuar Anglezët ta marrin në ekipin e tyre ai është përgjigjur se nuk e di kjo i përket të shkuarës.

Por, unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth mejea

Adnan Januzaj

Futbollisti Januzaj u injorua keq nga Belgjika për disa vite rresht por asnjëherë nuk mori guximin t’i thotë ‘PO’ Kosovës dhe tani nuk tregon prejardhjen, thotë se është belg. Më pas ka folur edhe për ndeshjen me Panamanë të hënën e cila është e vlefshme për Grupin G, të cilët shihen si favorit i padiskutueshëm në letër, por ka kujtuar ngecjet e Spanjës, Argjentinës, Gjermanisë e Brazilit.

Edhe ekipet e mëdha janë duke pasur vështirësi që të fitojnë në këtë Botëror – shpesh diferenca është bërë në 20 minutat e fundit”, theksoi Januzaj. Shpresoj se mund ta ndihmojë ekipin. Dua ta bëj këtë në mënyrën më të mirë të mundshme – jemi këtu për të fituar.

Adnan Januzaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/06/2018 10:05

    Belg jo e jo, as shqiptar nuk je!

    Përgjigju
  • Tata: 18/06/2018 19:06

    Na marsh pleshtat o JONUZ POR*A me kte qe thua je tamam HAM HAM HAM se ai leh aty ku hane .Gjaku asht gjak o JONUZ TOPUZI .

    Përgjigju
  • ROMA: 18/06/2018 17:28

    Me kete koke qe ke vlla vetem kosovare munde te jesh .kuptohesh na faqa ska nevoi te pyesin njerzit .thoi nga te duash po dukesh qe je KOSOVAAR vari k....

    Përgjigju
  • Erik: 18/06/2018 16:49

    Te ecte mbare, suksese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël