SHBA - Një incident sa i pazakontë aq edhe komik ka ndodhur në kampin stërvitor të Spanjës gjatë Kupës së Botës 2026 në Tennessee, ku sulmuesi spanjoll Borja Iglesias u përball me një situatë të papritur përpara se të bashkohej me ekipin.
Sipas pamjeve të publikuara nga El Chiringuito, futbollisti 33-vjeçar u ndalua nga stafi i sigurisë pranë hyrjes së kompleksit stërvitor dhe nuk u lejua fillimisht të hynte në ambientet ku po qëndronte kombëtarja spanjolle.
Arsyeja e këtij keqkuptimi ishte befasuese, punonjësit e sigurisë nuk e njohën Iglesiasin dhe dyshuan në identitetin e tij, duke refuzuar hyrjen pavarësisht shpjegimeve të sulmuesit.
"Jam sulmues i ekipit kombëtar, duhet të hyj brenda", mësohet t'u ketë thënë ai rojeve, por procedurat e sigurisë nuk u anashkaluan.
Si pasojë, futbollisti u detyrua të priste jashtë derisa të kryheshin verifikimet e nevojshme. Vetëm pas disa telefonatave dhe konfirmimeve nga zyrtarët përgjegjës, Iglesias mori dritën jeshile për të hyrë në kamp dhe për t'iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.
Ngjarja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ku tifozët reaguan me humor ndaj situatës, duke e cilësuar atë si një nga momentet më argëtuese të këtij Botërori.
Ky episod të kujton atë që përfshinte Marcus Thuram. Në vitin 2020, sulmuesi francez ishte në 'San Siro' për t’u përballur me Interin si pjesë e Borussia Monchengladbach. Në atë kohë, djali i Lillien nuk ishte aq popullor sa është sot dhe dy roje sigurie refuzuan ta linin të hynte në stadium. Kështu që numri 9 i klubit të atëhershëm gjerman kërkoi ta shikonin në Google për të verifikuar nëse ai ishte.
? La ANÉCDOTA más SURREALISTA de BORJA IGLESIAS.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 18, 2026
?? El delantero de la selección no podía entrar al centro de entrenamiento... porque no le reconocían. pic.twitter.com/8OI833Um8y
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






