BRITANI - Një 26-vjeçar shqiptar është dënuar me burg nga gjykata britanike për trafik droge dhe pasi të kryejë dënimin e caktuar do të deportohet drejt Shqipërisë.
Shqiptari i identifikuar si Delir Visha u kap nga policia me një sasi kokaine që kapte vlerën 20 mijë paund, në A30 pranë Okehampton.
Visha kishte mbërritur në Britani ilegalisht duke kaluar Kanalin Anglez me një varkë të vogël dhe ishte përfshirë në tregtinë e drogës për të shlyer paratë e transportit për të Angli, të cilat i kishte marrë borxh.
Ai u ndalua midis Whiddon Down dhe Sourton Cross ndërsa po shkonte drejt Cornwall-it.
Sipas mediave të huaja, fillimisht ai u kishte dhënë një emër të rremë autoriteteve, të cilët zbuluan se kush ishte vërtetë pasi i morën gjurmët e gishtërinjve. Visha kishte thënë se ishte një shtetas grek.
Droga u gjet e fshehur në disa çorape.
Ai kishte gjithashtu tre leje drejtimi të ndryshme, dy në emër të tij të lëshuara në Shqipëri dhe Gjermani dhe një me emër Vasileos Alexandropolos, të lëshuar në Greqi.
26-vjeçari pranoi posedimin e kokainës me qëllim furnizimin, pengimin e hetimeve duke dhënë një emër të rremë dhe drejtimin e mjetit pa patentë ose sigurim.
Ai u burgos për dy vjet e tre muaj nga gjyqtari David Evans në gjykatën e Exeter Crown dhe përfundimi i dënimit do të pasojë me dëbimin e tij drejt Shqipërisë.
Pesha totale e drogës ishte 273 gramë me një vlerë mbi 20,000 £.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
11 Mars, 14:20
-
Drogë me postë, zbulohet strategjia e shqiptarit në Itali! Kapet me 1.2 kg kokainë, ja si shmangte nuhatjen e qenve antidrogë
10 Mars, 07:43
-
Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe
9 Mars, 08:54
-
'Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga NATO', ish- ministri britanik i Mbrojtjes kritikon Trump: T’i besosh Putinit është naivitet
8 Mars, 19:37
-
Londër/ Një burrë me flamur palestinez ngjitet në kullën 'Big Ben', policia mbyll urën Westminster
8 Mars, 18:02
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
Itali/ Çmontohet rrjeti i kokainës, arrestohen 2 shqiptarët! Zbulohet ‘strofkulla’ ku fshihnin drogën dhe pajisjet, me plan sekret dhe për arratisje
8 Mars, 15:43
-
Itali/ Trafikantët po bëhen edhe më të zgjuar, shqiptari kapet me 200 gramë kokainë të fshehur në cigaret elektronike! I gjendet edhe bllok inventari, PAMJET e modifikimit
7 Mars, 22:05
-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
7 Mars, 21:23
-
Tiranë/ Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona
7 Mars, 16:07
-
Italia e kishte dëbuar, shqiptari rikthehet me identitet fals dhe kapet përsëri në trafik kokaine! I gjendet drogë me vlerë mijëra euro në banesë
7 Mars, 15:49
-
Shisnin kokainë në Divjakë, në pranga 2 vëllezërit drejtues të grupit kriminal dhe një bashkëpunëtor, sekuestrohen dhjetëra doza (VIDEO)
7 Mars, 08:36