Këngëtari i njohur James Blunt ka habitur fansat e tij me vendimin për të hequr dorë nga muzika.
Ai është shprehur se dëshiron ti kushtojë më shumë hapësirë jetës së tij private.
Gjithashtu Blunt ka thënë se një shkak tjetër për të cilën ai është duke hequr dorë nga muzika, ka të bëjë edhe me mungesën e inspirimit.
“Thjesht dua të merrem më shumë me veten. Nuk kam plane të bëj më muzikë. Jam argëtuar shumë që nga koha kur kam përfunduar turneun botëror dhe kam kaluar shumë kohë në Ibiza ku kam dhe një shtëpizë”,-ka vijuar Blunt për mediat e huaja.
Disa prej këngëve më të njohura të artistit, i cili më parë ka qenë ushtar i KFORIT gjatë luftës në Kosovë, janë “Goodbye my lover”, “You’re beautiful”, “1973” etj.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com