Merr fund telenovela për James Rodrigues. Kolumbiani është prezantuar me fanellën e Realit të Madridit në Bernabeu në praninë e 30 mijë spektatorëve dhe një interesimi maksimal të medias. Ylli kolumbian kaloi nga Monaco për në Madrid për shumën e 80 mln Eurove duke realizuar ëndrrën e tij.
James do të mbajë mbi shpatulla fanellën me numrin 10, ndërsa kontrata është firmosur për 6 vite me nga 7 mln euro në edicion. Në fjalën e tij gjatë prezantimit James u shpreh mjaft lumtur për realizimin e ëndrrës së fëmijërisë. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, kjo ishte ëndrra ime dhe tani është bërë realitet, synoj që të fitoj sa më shumë tituj me Realin” tha ai.
Ndërsa Presidenti Perez foli me superlativa për kolumbianin duke e cilësuar si një tjetër gurë të çmuar që i bashkohet 10 herë kampionëve të Evropës. “Të gjithë i njohim aftësitë e James, është një futbollit i mrekullueshëm. Jemi të lumtur që ai firmosi me Realin dhe që iu realizua ëndrra”. I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Monaco.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com