Pas deklaratave të fundit ku është shprehur se nuk ka fjetur me Lindsay Lohan pavarësisht përfshirjen e tij tek lista e saj, aktori James Franço ka shokuar me një “Selfie”  ku ka pozuar  para pasqyrës së tualetit të tij me dorën tek bokset.

Megjithatë duket se aktori është penduar nga publikimi i kësaj fotoje. Por mesa duket skandalet për të nuk kanë fund. Gjatë muajit që lamë pas u përfshi në një histori me një vajzë adoleshente të cilën u përpoq ta joshte në Instagram. “Unë nuk shkova në gjimnaz për të joshur studentet. Janë ato që më kërkojnë mua në rrjete sociale.

Unë u tregova zotëri, e pyeta nëse kishte të dashur dhe ajo më tha që nuk kishte. Ishte vetë e interesuar,”-është justifikuar aktori. Të njëjtin justifikim duket se ka përdorur edhe për historinë me aktoren problematike Lindsay Lohan duke thënë se vetëm janë puthur dhe se ka qenë Lohan që e pëlqentë atë.

james franco

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)