James Holmes pështyn agjentët
Më pas i pyet: Si përfundoi filmi?

James Holmes pështyn agjentët<br />Më pas i pyet: Si përfundoi filmi?
NEW YORK - James Holmes nuk bisedon më me askënd. Nga qelia e tij ai i pështyn oficerët që e ruajnë apo që i sjellin ushqimin.

Rojet të cilët i afrohen vrasësit te Denverit mbajnë në fytyrë një maskë, kjo pasi ai i pështyn të gjithë", raportojnë burime nga Burgu në periferi të Denverit, për rrjetit televiziv ABC.

Djali me flokë të kuqe dyshohet si përgjegjësi kryesor për masakrën e ndodhur në premierën e filmit më të fundit të Batman në Aurora, ku natën e të premtes së shkuar humbën jetën 12 persona dhe u plagosën me armë zjarri 58 të tjerë.

Holmes rrezikon dënimin me vdekje, por ndërkohë ai dëshiron të dijë se si përfundon episodi i fundit i sagës Batman. Ai nuk pati mundësi ta shikonte atë pasi vendosi të hapte zjarr mbi turmën menjëherë pas fillimit të filmit. Ky detaj mbi Holmes është zbuluar nga New York Daily News, ku citohet një dëshmitar i cili e ka dëgjuar teksa ia bënte këtë pyetje punonjësve të repartit të infermierisë ku mbahet i burgosur ("A e keni parë filmin?, Si përfundon ai?". Holmes e ka përsëritur disa herë pyetjen e tij por pa marrë asnjë përgjigje në këmbim.

Nga qelia e tij ai u transferua në repartin e ambulancës larg të burgosurve të tjerë, sepse disa prej tyre duan ta vrasin. I veshur me jelek antiplumb, ai vazhdon të jetë nën vëzhgim për shkak të frikës se mund të vrasë veten. Djali është i vetëm, i braktisur nga të gjithë.

Sipas të përditshmes Daily News, James - i quajtur ndryshe "Joker", personazhi negativ tek saga e Batman - ndodhet pas hekurave dhe nuk ka marrë as edhe një vizitë, qoftë nga familja apo miqtë, madje as nga ndonjë prift .

Lidhur me masakrën e Denverit duket të ketë dalë në skenë një tjetër detaj. Sipas faqes FoxNews.com, para masakrës Holmes i ka dërguar një psikiatri në Universitetin e Kolorados një fletore me detajet e planit të tij. Zarfi kishte mbetur në kuti postare dhe ai është hapur vetëm pas tragjedisë.

Mendohet se rebelimi i Holmes të jetë shkaktuar nga mospranimi në një provim në universitet. Studenti i ri dyshohet të ketë blerë armën automatike më 7 qershor, disa orë pas dështimit në një provim me gojë shumë të rëndësishëm për doktoraturën e tij në Universiteti i Kolorados.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij