James merr Këpucën e Artë
Cuardado drejt Barcelonës

James merr Këpucën e Artë<br />Cuardado drejt Barcelonës
James Rodriguez merr Këpucën e Artë të fituar në Kupën e Botës. FIFA ia dorëzoi zyrtarisht Këpucën në Valdebebas lojtarit të Realit të Madridit, i cili është autori i 6 golave në kampionatin Botëror të zhvilluar në Brazil. 23-vjeçari la pas Thomas Muller me 5 gola, si dhe brazilianin Neymar, i cili e mbylli Botërorin me 4 realizime pas dëmtimit nga Zuniga. Pas marrjes së çmimit, talenti i Los Blancos, James Rodriguez foli edhe për aventurën më të re që ka nisur.

“Këpucën e Artë ia dedikoj familjes dhe shokëve të kombëtares, të cilët më kanë qëndruar pranë në çdo hap. Besoj se ndodhem në klubin ideal. Të gjithë në skuadër janë të mrekullueshëm. Eshtë një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj që të fi toj më shumë në të ardhmen. Eshtë një grup solid dhe shpresoj të fi tojmë sa më shumë tituj. Jam vërtet shumë i lumtur”.

James kaloi nga Monaco te Reali i Madridit për shumën marramendëse 80 milionë Euro. James parashikohet si pasuesi më i mirë i Ronaldos në Madrid duke parë moshën dhe formën mjaft të mirë që kaloi me Monaco dhe kampionatin Botëror të Brazilit. Debutimin me Realin, James pritet që ta bëjë në ndeshjen e Super Kupës së Europës ose Spanjës.
 
 
LARGOHET CUARDADO

Kolumbiani i talentuar, Cuardado dëshiron që të largohet nga ekipi i Fiorentinës, një gjë të tillë e ka konfi rmuar më në fund presidenti i italianëve. “Cuardado është treguar i ndershëm sepse e dashuron këtë qytet. Le t’i japim kohë deri në fund të Gushtit por edhe pa të do të jemi competitive. I kam kërkuar Cuadrados ta shtyjë edhe për një sezon largimin por nuk jam aspak optimist. Nëse vjen një ofertë e rëndësishme ai dëshiron të largohet. Në të shkuarën kam refuzuar shumë oferta por problemi më i madh mbetet ai i pagave.

Në asnjë mënyrë nuk mund të thyejmë ekuilibrat pasi kjo është shumë e rëndësishme për harmoninë e një ekipi” tha presidenti i Fiorentinës Andrea Della Valle. Barcelona është vendosur në lëvizje për të blerë kolumbianin duke ofruar fi llimisht 45 mln Euro, por Della Valle kërkon mbi 50 milionë Euro. Në garë është futur edhe Manchester United, i cili pas dështimit për të blerë Di Marian kërkon me ngulm kolumbianin. Van Gal e di shumë mirë që Cuardado është i duhuri për ekipin e tij.

Redaksia Online
(f.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale