James Rodrigues ka realizuar dy ëndrra në një ditë, përpos faktit që tashmë është zyrtarisht futbollist i Realit të Madridit, kolumbiani ka fituar edhe çmimin për golin më të bukur të Botërorit, të cilën e realizoi në ndeshjen përballë ekipit të Uruguait në fitoren 2-0.
Stopimi me mjeshtëri dhe gjuajtja nga jashtë zonës së rreptësisë duke e dërguar sferën në rrjetë ka bërë për vetë miliona persona që kanë votuar në faqen e FIFA-s. Goli i të riut kolumbian ka lënë pas edhe golin e holandezit, Van Persi, i cili realizoi një tjetër perlë në ndeshjen e parë në rup përballë ekipit kampion të botës dhe Evropës, Spanjës. Por përveç çmimit për golin, kolumbiani sot do të prezantohet me fanellën e ekipit të 10 herë kampionëve të Evropës.
James ndodhet në Spanjë prej ditës së diel duke formalizuar gjithçka me Presidentin Perez, të Realit. Ndërsa marrëveshja me Monaco është arritur për shumën e 80 milionë Eurove, por nuk përjashtohet futja në shkëmbim edhe e portierit të parë të Realit edicionin që lamë pas në kampionat, Lopez, i cili pas ardhjes së portierit Teylor nuk ka vend më në ‘Santiago Bernabeu’ pasi Ikerit i është premtuar formacioni i parë.
James ka firmosur një kontratë 6 vjeçare prej 7 milionë Eurosh në vit.
Rodriguez është blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e Realit të Madridit, pas asaj të Bale verën e kaluar për të cilin Tottenhamit iu paguan 100 milionë Euro dhe asaj të Cristiano Ronaldos për të cilin u derdhën 94 milionë Euro në arkat e Manchester United.
Ky është kalimi i tretë i Realit në merkato pas Teylor dhe Kros. Por blerjet do të shoqërohen edhe me largime nga Reali.
I pari që do të largohet është Di Maria, vendi i të cilët është zënë nga kolumbiani. Argjentinasi është në radarët e ekipit të PSG dhe marrëveshja nuk do të vonojë pas prezantimit të James Rodriges te Reali i Madridit. Shuma për të cilën është arritur marrëveshja me ekipin kampion francez është 60 milionë Euro, por nuk përjashtohet edhe mundësia që në shkëmbim të futet mesfushori i talentuar italian që luan në Ligue 1, Verrati, i cili pëlqehet nga trajneri italian, Carlo Ancelotti. Ndërsa pas Verratit Realit mundet që t’i bashkohet edhe sulmuesi Negredo nga Manchester City, pasi nuk po gjen shumë hapësira në Angli dhe një oferte nga Madridi nuk mund ta refuzojë. Deri më 31 Gusht priten të tjera surpriza në merkato, por jo vetëm nga Reali.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com