Sipas një studimi të drejtuar nga sociologët në Universitetin e Washington-it, çiftet kanë më shumë mundësi të nënshkruajnë dokumentet e divorcit në maj dhe gusht.
Teoria është krijuar pas një kërkimi të gjatë të kërkesave për divorc në shtetin e Washington-it ndërmjet viteve 2001 dhe 2015, kur numri ngjitej shumë në mars dhe në gusht.
Arsyeja për ndarjen? Të dy muajt vijnë pas periudhës së pushimeve dhe pritshmëritë e paplotësuara për një kohë cilësore së bashku janë forca shtytëse pas dosjeve të divorcit.
Në një konferencë për mediat, profesor Julie Brines shpjegoi: "Njerëzit priren t’i presin pushimet me pritshmëri të larta, pavarësisht zhgënjimeve që mund të kenë pasur në vitet e kaluara.
Ato përfaqësojnë periudha të caktuara në vit kur ka një pritshmëri apo mundësi për një start të ri, një rinisje, diçka ndryshe, një kalim në një periudhë të re jete. Është një cikël optimizmi, në një farë mënyre".
Dhe pastaj nga optimizmi kalohet në pesimizëm. Megjithatë ka shumë të tjerë që arrijnë të hyjnë në ciklin e optimizmit edhe pas zhgënjimeve.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)