Janar 2016, rritet 5 për qind
deficit tregtar, 7.8 % më pak importe

Në muajin janar 2016, eksportet e mallrave arritën vlerën 16 miliardë lekë, duke u ulur me 7,8 % në krahasim me janar 2015 dhe 8,1 % krahasuar me dhjetorin e një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT mbi tregtinë e jashtme, importet e mallrave në muajin janar të këtij viti arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u ulur me 1,5 % në krahasim me janar 2015 dhe 34,6 % në krahasim me dhjetor 2015. INSTAT raporton se defiçiti tregtar i këtij muaji është 18 miliardë lekë, duke u rritur me 5,0 % krahasuar me janar 2015 dhe duke u ulur me 48,0 % në krahasim me dhjetor 2015.

Në muajin janar 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me janar 2015 janë Italia me 8,1 % dhe Greqia me 17,9 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova me 7,4 %, Gjermania me 1,5 %, dhe Kina me 36,8 %. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 67,4 % të gjithë tregtisë. Në janar eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 86,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (42,3 %), Kina (7,4 %) Greqia (6,4 %), dhe Turqia (5,7 %).

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë