Janar-maj: Të ardhurat nga TVSH 12.1 % mbi planin

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
TIRANE, 21 Qershor/ATSH/- Të ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja në buxhet gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti janë 12.1 % më të larta se sa planifikimi në fillim të vitit.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar llogariten për periudhën janar-maj 50.331 milionë lekë nga 44.900 milionë lekë të planifikuara.
Krahasuar me pesëmujorin e një viti më parë (2013) u mblodhën 8.556 milionë lekë më shumë. Gjatë periudhës janar-maj 2013 u mblodhën 41.775 milionë lekë të ardhura si TVSH.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë./a.gjonaj/f.n/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet