Janar-mars censusi për
regjistrimin e adresave të sakta

Janar-mars censusi për<br />regjistrimin e adresave të sakta
Nga kjo e hënë ka nisur censusi i adresave.

2 kompani shqiptare dhe nëj e huaj do të dalin derë më derë deri në 31 mars për të regjistruar adresën e çdo shtetasi që jeton në territorin e vendit.

Drejtoria e Gjendjes Civile dhe OSHEE të cilat hasin shpesh problemin e mungesës së adresave, me tender ndërkombëtar përzgjodhën 3 kompani për të verifikuar në terren dhe regjistruar adresat.

Bledar Doracaj kreu i Drejtorisë së Gjendjes Civile në intervistën për Report Tv jep detaje të këtij projekti.

"Sot jemi në procesin e implementimit në terren ku bashkimi i operatorëve ekonomikë të shpallur fitues ka filluar trokitjet derë më derë, pas mbarimit të një projekti pilot dhe përgatitjes së infrastrukturës së nevojshme për këtë proces, verifikimin e çdo shtetasi dhe për ta lidhur me banesën reale dhe jo virtuale ku banon. Parashikon të përfundojë brenda 31 marsit", u shpreh Doracaj. 
censusi banesave
Bledar Doracaj kreu i Drejtorisë së Gjendjes Civile

Censusi u zbatua fillimisht si projekt pilot në Tiranë e Durrrës, ndërsa këtë javë po aplikohet në të gjithë Shqipërinë. por ndryshe nga censusi i popullsisë, ky nuk do të bazohet në vetë deklarim por dokumenta konkrete.

Nëse qytetarët nuk regjistrojnë adresat e tyre të sakta, pas 6 muajsh, saç është dhe periudha e amnistisë, ligji i ri për Gjendjen Civile parashikon gjoba 3 mijë lekë.

"I bie që fundi i muajit korrik të jetë fundi i amnistisë. Përfitoj nga rasti t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t'u drejtohen sporteve të Gjendjes Civile për të bërë ndryshimet e nevojshme në adresa, sepse pas muajit korrik, penaliteti do të jetë 3.3 herë më e lartë. Të gjithë ata persona, me qira apo pa qira, me certifikatë pronësie apo dokument nga ALUIZNI, janë të lutur të shkojnë dhe të regjistrohen atje ku jetojnë", thotë ai. 

Sipas të dhënave të regjistrit të zgjedhësve, rezultojnë 301 mijë 713 votues me adresë të panjohur, numri pritet të reduktohet pas censusit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë

'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë