Janar, rriten të gjitha
tarifat e ujit të pijshëm

Janar, rriten të gjitha<br />tarifat e ujit të pijshëm
TIRANE- Enti Rregullator i Ujit është nxituar së tepërmi që të marrë vendimin për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm për Tiranën vitin e ardhshëm. Ky vendim pritej të publikohej sot, por është nxjerrë që dje në faqen zyrtare të ERU.

Konsumatorët familjarë, nga 33 lekë për metër kub ujë, që paguajnë aktualisht, në vitin 2012 do të paguajnë 55 lekë. Entet buxhetore nga 110 lekë, do të paguajnë 150 lekë për metër kub për furnizimin me ujë të pijshëm.

Entet private nga 120 lekë që paguajnë aktualisht do t'i nënshtrohen tarifës prej 150 lekësh. Fabrikat e prodhimit të pijeve alkolike, apo lokalet me pishina do të paguajnë 200 lekë për metër kub nga 140 që paguajnë aktualisht. Furrat e bukës do të ngarkohen me 95 lekë për metër kub, nga 90 lekë që paguajnë aktualisht dhe shitësit e ujit më shumicë do të paguajnë 20 lekë për metër kub, nga 10 që paguajnë aktualisht. Rritje kanë pësuar edhe tarifa e shërbimit për të gjitha kategoritë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit