Janari hap dialogun për
liberalizimin e vizave me Kosovën

Janari hap dialogun për <br />liberalizimin e vizave me Kosovën
PRISHTINE-Për Kosovën muaji janar hap dialogun për liberalizmin e vizave, ka deklaruar ministrja kosovare e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

“2012 do të filloj me një dinamizëm shumë më të lartë se vitet tjera. Menjëherë në janar do të hapim dialogun për liberalizim të vizave, ndërsa në shkurt do të konstituohet Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian”, tha ajo në takimin e fundvitit me median.

Sipas saj, në pjesën e parë të vitit 2012 do të organizohet Forumi i Nivelit të Lartë me qëllim të koordinimit sa më të mirë me komunitetin e donatorëve.
“Asistenca e Bashkimit Evropian në vlerë prej 70 milionë euro do të programohet deri në fund të muajit shkurt”, tha Çitaku.

Ajo paralajmëroi se gjatë vitit 2012 do të shohim intensitet të shtuar në progresin drejt negociimit të marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian.

“Reformat do të ndodhin me ata që dëshirojnë të reformohen deri sa ata individë që do të identifikohen si pengesë në këtë rrugëtim nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë”, tha ministrja e Integrimit Evropian. Ajo vlerëson se arritja më e madhe e vitit 2011 është materializimi i perspektives Evropiane të Kosovës.

“Raporti i Progresit përkundër konstatimit real të disa sfidave që na presin përpara, ka konstatur decidivisht qeveria e re ka dëshmuar përkushtimin ndaj perspektives evropiane të Kosovës’”, theksoi ministria Çitaku, raporton atsh.
/sg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza