Janari, muaji i
ministrave pa mandat

Janari, muaji i<br />ministrave pa mandat
TIRANE- Muaji janar pritet që të jetë dhe muaji ku do të paraqesin dorëheqjen nga mandati i deputetit ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët janë aktualisht me mandat deputeti, për të bërë të mundur kështu ardhjen e ligjvënësve të rinj në Kuvend. Bëhet fjalë për gjashtë deputetë të rinj që do të hyjnë në Kuvend, ku pritet dorëheqja e ministrave Ditmir Bushati, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri, Lefter Koka si dhe zëvendësimi i ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili ka dorëzuar kërkesën për lënien e mandatit, por ende nuk është zëvendësuar. Ndërkohë që ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti pritet që t`i kalojë mandati i deputetit pas dorëheqjes së Lefter Kokës, si dhe më pas ai të lërë mandatin për  një tjetër deputet. Ministrat Mirela Kumbaro si dhe Bledi Çuçi janë pa mandat. Dorëheqja e ministrave nga mandati i deputetit nisi në muajin dhjetor.

Në seancën e datës 23 Dhjetor, tetë deputetët e rinj bënë betimin për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit. Vladimir Kosta, Anduel Xhindi, Enkelejda Shkreli, Adelina Rista, Miranda Rira, Kejdi Mehmetaj, Silva Caka zunë në këtë mënyrë postet e Ilirjan Celibashit, Ministër për Marrëdhëniet për Parlamentin, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermenit, Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjoshës, Ministrit i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Ministrit i Drejtësisë, Nasip Naço, Ministrit i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj dhe Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, të cilët ishin dhe ministrat e parë që lanë mandatin e deputetit. Po ashtu u zëvendësua edhe mandati i deputetit Olldashi që humbi jetën në një aksident automobilistik, të cilin e përfitoi Bedri Mihaj. Dorëheqja nga mandati i deputetit erdhi edhe më pas nga katër ministrat, Mimi Kodheli, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj si dhe Ilir Beqaj, të cilët u zëvendësuan me Esmeralda Shkjaun, Blerina Gjylametin, Mejreme Delishin si dhe Dashamir Kamberin.
 

 Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës