Jane Fonda kundër Trudeau: Mos
u gënjeni nga politikanët bukuroshë

Jane Fonda kundër Trudeau: Mos<br />u gënjeni nga politikanët bukuroshë
Të gjithë e adhurojnë Justin Trudeau, kryeministrin e Kanadasë, për pikëpamjet e tij liberale, prezencën në media dhe fotot interesante që poston vazhdimisht.
 
Të gjithë... përveç aktores Jane Fonda. Ylli i Hollywood-it e ka kritikuar politikanin fotozhenik në një video të re dhe ka paralajmëruar adhuruesit të mos gënjehen prej tij.
 
Aktorja tregon se si është ndjerë e tradhtuar nga politikani simpatik, pas vendimit të tij për të miratuar ndërtimin e tubacioneve të naftës nga zona naftëmbajtëse e Albertas, në verilindje të Kanadasë.
 
"Të gjithë menduam, hm, sa djalë i mirë. Çfarë zhgënjimi”, thotë Fonda.
 
"Ai fliste kaq bukur për nevojën e traktateve mbi klimën dhe respektimin e tyre me indigjenët. Pati një qëndrim shumë heroik, por i tradhtoi të gjithë”.
 
Fonda është aktualisht në një udhëtim me Green Peace për të protestuar kundër zhvillimeve për naftën.
 
"Besoj se mësimi është që nuk duhet të gënjehemi nga liberalë simpatikë, pavarësisht se sa bukur flasin”.

trudeau
 
Jane Fonda nuk është ylli i vetëm i kinemasë që viziton dhe proteston për projektin e naftës në Alberta. Veç saj kanë qenë edhe Leonardo DiCaprio dhe regjisori James Cameron have both attended.
 
Vitin e kaluar, Trudeau miratoi planet e Kinder Morgan për të trefishuar kapacitetin e linjës Trans Mountain nga Alberta në bregun e Paqësorit.
 
Sidoqoftë, ai i ka qëndruar besnik disa prej premtimeve për ruajtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike.
 
Trudeau vazhdoi me projektin e çmimit kombëtar për qymyrin dhe refuzoi projektin Northern Gateway në veriperëndim të British Columbia, i cili kalonte përmes Great Bear Rainforest, pyjet në bregun e paqësorit.
 
Kryeministri 45-vjeçar po përpiqet të gjejë një rrugë të mesme midis dëshirave të kompanive të naftës dhe shqetësimeve të ambientalistëve.
d.i./Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare