TIRANE- Mbi 80 kg drogë, e llojit hashash është ndaluar në Janinë, 5 km larg kufirit shqiptaro- grek. Në prangat e policisë së shtetit fqinj kanë përfunduar dy shqiptarë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një automjet me targa greke, i cili rezultoi të ishte vjedhur një javë më parë, ndërsa dy shqiptarët, e ndaluar janë të moshës 28 dhe 29 vjeç por nuk jepen emrat e të arrestuarve. 

Policia tha se origjina e lëndës narkotike mendohet të jetë Shqipëria. Në momentin e ndalimit, bashkë me lëndën narkotike, iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme parash,dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal nga Policia greke.