GREQI – Policia e Janinës i ka dhënë një tjetër goditje, trafikantëve të drogës mëngjesin e sottëm duke sekuestruar rreth 300 kg kanabis.
 
Në bashkëpunim me kolegët nga Kakavia dhe Konica, policët e Janinës kanë ndaluar në orën pesë të mëngjesit të sotëm, një automjet, për të cilin  paraprakisht ishte marrë informacion se kishte një ngarkesë droge.

Policia ushtroi kontroll mbi automjetin, pasi shoferi i tronditur nuk bëri asnjë rezistencë. Nuk dihet ende ku ishte ngarkuar droga, por destinacioni i saj ishte Greqia, përdorimi brenda vendit.
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)