Janinë, përmirësohet polici,
u godit me plumb në kokë

Janinë, përmirësohet polici,<br />u godit me plumb në kokë
JANINË – Përmirësohet gjendja shëndetësore e Naim Hyskës, polici i plagosur më 24 dhjetor në kryqëzimin e 21 dhjetorit me plumb në kokë teksa po lëvizte me makinën e tij. Burimet zyrtare policore thanë së Hyska po kurohet në Janinë ku tashmë ka shfaqur shenja të mira përmirësimi.
Ai u nis me avion drejt Greqisë, pasi siç shpjegojnë bluzat e bardha polici kishte goditje të rënda në tru gjë që vështirësoi edhe kushtet e tij shëndetësore.
Efektivi i policisë u plagos në prani të djalit të tij 12 vjeçar te zona e 21 Dhjetorit, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë teksa po lëvizte me makinën e tij personale.
Që nga momenti i plagosjes ai qëndroi në Spitalin Ushtarak, por si rrjedhojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore u bë edhe transportimi i tij me shpresën që ta kapërcente situatën kritike.
Gjithsesi ndonëse për plagosjen e tij janë shoqëruar dhjetëra persona në polici, ende nuk flitet për një emër autori kjo për shkak të pistave ende të paqarta të ngjarjes.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje