JANINE – Një autobus i linjës Vlorë-Athinë është aksidentuar sot në afërsi të Janinës, pasi kishte kaluar kufirin shqiptar. Aubusi ka dalur nga rruga dhe është përplasur me disa shkëmbinj, mësohet nga njoftimet paraprake.

Shoferi i mjetit është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai gjendet brenda mjetit i bllokuar nga përmbysja e autobusit, fakt ky që vështirëson më tej ndihmën ndaj tij.
Për momentin nuk është e qartë se sa pasegjerë gjendeshin në autobus. Forca të shumta të policisë lokale dhe zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të ndihmojnë të aksidentuarit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident.

(im/shqiptarja.com)