Janjiç:Anulimi i vizitës së Ramës
në Serbi do ishte një katastrofë
VIDEO/ Intervista e plotë me Janjic

Janjiç:Anulimi i vizitës së Ramës<br />në Serbi do ishte një katastrofë<br />VIDEO/ Intervista e plotë me Janjic
TIRANE- Nëse do të ishte anuluar vizita e kryeministrit Rama në Serbi, do të kishte qenë një katastrofë. Kështu shprehet Dusan Janjic, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, që organizoi të hënën një forum mbi bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, ku i ftuar ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare. Tashmë në Tiranë, për një tjetër konferencë mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona, Janjiç thotë për mikrofonin e “A1 Report” se fakti që asnjë prej palëve nuk hoqi dorë nga vizita është sinjali më i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve.
 
Cila ishte sipas jush arritja më e madhe e kësaj vizite e kryeministrit Rama në Serbi?
“Më besoni arritja më e madhe ishte fakti që ai erdhi, që nuk hoqi dorë nga kjo vizitë, e kundërta do të kishte qenë katastrofë. Cilado palë të kishte hequr dorë nga kjo vizitë do të kishte sjellë probleme në veri të Kosovës, në Luginën e Preshevës. Por fakti që nuk hoqën dorë do të thotë se ndajnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe që po ndjekin, edhe pse nën presion, instruksionet e Brukselit dhe Washingtonit dhe kjo është gjëja më e mirë”.
 
Sipas Janjiç, ardhja e kryeministrit Rama në Serbi është një tjetër shenjë që politika dhe shoqëria serbe po ndahet një herë e përgjithmonë me epokën e Sllobodan Millosheviçit.
 
“Tani është një moment delikat. Tani ne jemi shumë pranë së thëni lamtumirë njerëzve të Millosheviçit dhe institucioneve dhe trashëgimisë së tij”, tha Janjiç.
 
Janjiç ndodhej në Tiranë i ftuar në konferencën “Procesi i Integrimit në BE dhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”, organizuar këtë të enjte në Tiranë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me dy organizata kosovare dhe serbe, vetëm dy ditë pas vizitës së kryeministrit Rama në Serbi.
 
 
Intervista e plotë
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën