TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka qenë e para që ka reaguar ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve të ish-ministres së Brendshme të Maqedonisë, Gordana  Jankullovska.
 
Mesila Doda ka bërë thirrje për protesta kundër deklaratave të Jankullovskës, që janë bërë publike pasditen e sotme nga pas nxjerrjes në dritë të disa përgjimeve.
 
Statusi i plotë i Mesila Dodës
Nuk kam pare grua-neperke si kjo... Deshmi qe ligesia nuk njeh as gjini e as kombesi, shpresoj qe grate dhe vajzat "shiptarishte" ti japin nje mesim me nje proteste qytetare mu para deres se shtepise se neperkes...
 
Fatkeqesi qe nje pjese vitale e kombit eshte e shtrenguar te bashkejetoje madje te duroje krimet dhe arrogancen e ketyre qenjeve monstruoze. Se sa i lani duart me shqiptaret, e kane provuar paraardhsit e ty dhe s'ja kane dale dot. Instikti vrases dhe terbimi ndaj nje popullate me kombesi tjeter eshte veç tregues i frikes qe ke, psikopate vrasese.meriton te gjykohet per krimi kunder njerzimit ashtu si edhe shefi i saj. E vetmja keqardhje eshte qe nje vrasese kriminele si kjo turperon te qenit grua... Tek e fundit ligesia nuk njeh gjini!!!

Mesila Doda

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)